Friday, November 22, 2024
HomeTjeraKuriozitetetA e dini pse ju rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi qëndroni nën ujë...

A e dini pse ju rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi qëndroni nën ujë për një kohë

Gishtërinjtë e njeriut nuk rrudhen pse ‘thithin’ ujë.

Lëkura është e atillë që mund ta largojë sasinë më të madhe të ujit me të cilin ‘ka kontakt’ nga jashtë.

Nëse gishtat tuaj do të absorbonin sasi të konsiderueshme të ujit pas qëndrimit tuaj në pishinë ose banjë për disa minuta, atëherë ata do të fryheshin në forma të rrumbullakta, çka realisht është e kundërta me rrudhjen e tyre.

Rrudhja në të vërtetë shkaktohet nga pakësimi i lëngut brenda majave të gishtave tuaj.

Si mund të shpjegohet lidhshmëria me pakësimin e lëngut të brendshëm pas ekspozimit të lëkurës ndaj ndonjë lëngu të jashtëm? Shikuar nga perspektiva fizike, ky efekt duket paradoksal.

Përgjigja për këtë pyetje është më shumë një përgjigje aktive biologjike, sesa ndonjë efekt fizik pasiv.

Për qindra vite shkencëtarët e kanë ditur se dëmtimi i nervave të dorës mund të rezultojë në mosrrudhje të gishtërinjëve edhe pas ‘qëndrimit’ të tyrë nën ujë për një kohë të gjatë. Rrudhja e gishtërinjëve kontrollohet nga sistemi nervor.

Sinjalet nervore bëjnë që enët e gjakut në majat e gishtave të ngushtohen, duke zvogëluar sasinë e lëngut në majat e tyre.

Ashtu siç rrudhet rrushi pas tharjes, ashtu edhe pakësimi i lëngjeve në majat e gishtërinjëve bën që ata të rrudhen.

Duke qenë se rrudhja e gishtërinjëve është një përgjigje aktive neurologjike, ka të ngjarë që evolucioni ‘ka vendosur’ për këtë duke qenë se kjo përgjigje i jep një lloj përparësie të mbijetesës.

Por si mund të ndihmojnë rrudhat në mbijetesë? Kjo pyetje është parashtruar prej kohësh dhe ende nuk është gjetur ndonjë gjë përfundimtare. Sidoqoftë, hulumtimi i bërë në 2011 duket se lë të kuptohet një përgjigje.

Siç është raportuar në revistën Brains, Behavior and Evolution nga Mark Changizi dhe bashkëpunëtorët e tij, janë gjetur prova se rrudhat e majave të gishtave janë formuar për të ‘lejuar’ kapjen e gjërave me gishtërinjë të largur.

Ata citojnë: “Ne e kemi vërtetuar se morfologjia e lekurës është e atillë që ka veti të kullimit që ia mundësojnë ‘largimin’ efikas të ujit nga sipërfaqja e lagur… Rrudhat e shkaktuar nga lagështia, në fakt, mund të jenë dukshëm më superior sesa “rrudhat” në pjesën e pasme të këpucëve që i mbathni për të mos rrëshqitur kur moti është i lagësht dhe me reshje.”

Një njeri me gishtërinjë të rrudhur si rezultat i kontaktit me ndonjë lëng të jashtëm mund të ‘trajtojë’ në mënyrë më të mirë mjetet dhe armët në shi, si dhe të marrë ushqim nga lumenjtë dhe përrenjtë.

Në këtë mënyrë, rrudhosja e gishtërinjve si rezultat i kontaktit me ujë mund të ketë siguruar një avantazh të konsiderueshëm të mbijetesës së paraardhësve tuaj.

Hulumtimi shtesë i kryer në vitin 2013 nga Kyriacos Kareklas dhe bashkëpunëtorët e tij, siç raportohet në Biology Letters, zbuloi se pjesëmarrësit ishin në gjendje të bartnin mermer të lagur dhe pesha peshkimi shumë më shpejt nëse kishin rrudha (të shkaktuara nga lagështia) në gishta.

Prandaj treguan se rrudhat e gishtave me të vërtetë përmirësojnë aftësinë e një njeriu për të kapur dhe manipuluar me gjëra të lagura.

Ndërsa nevojiten ende më shumë kërkime për të konfirmuar këto rezultate, këto studime sugjerojnë që hipoteza e përmirësuar e kapjes është një shpjegim i arsyeshëm për rrudhjen e gishtërinjëve që shkaktohet nga lagështia.

Marrë nga: “Pyetjet shkencore me përgjigje befasuese”, pyetje të cilës i’u përgjigj Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në Universitetin A&M të Teksasit Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments