Friday, November 22, 2024
HomeEkonomiA do t’i ndihmojë Qeveria Kurti bizneset e prekura nga mbyllja

A do t’i ndihmojë Qeveria Kurti bizneset e prekura nga mbyllja

Kosova është mbyllur sërish. Rritja e rasteve me COVID-19 gjatë muajve të fundit, ka bërë që të merret vendim për mbylljen e gastronomisë dhe qendrave tregtare. Ky vendim është kritikuar nga pronarët e bizneseve, por që janë premtuar ndihma për ta. Për mënyrën se si do të ndihmohen bizneset e prekura nga mbyllja, janë deklaruar nga Ministria e Financave.

Kafenetë e qendrat tregtare që deri dje ishin të mbushura me qindra qytetarë, sot kanë mbetur pothuajse të zbrazëta.

Zbrazja e këtyre lokaleve vjen pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës për mbyllje për 12 ditë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Por, të gjitha bizneset që janë prekur nga kjo mbyllje do të ndihmohen, përmes një pakoje financiare.

Zëdhënësi i Minsitrisë së Financave, Muharrem Shahini, i ka thënë Gazetës Express se masat për bizneset e prekura nga mbyllja do të jenë të fokusuara kryesisht në subvencionimin e pagave dhe bizneseve.

Sipas Shahinit, këto masa kanë për qëllim lehtësimin e dëmit ekonomik nga vendimi i Qeverisë.

“Masat do të jenë kryesisht të fokusuara në subvencionimin e pagave dhe të qirasë për bizneset e prekura nga vendimi i Qeverisë.

MFPT e kupton dhe ndan shqetësimin e njëjtë me komunitetin e biznesit për ndikimin ekonomik që do të kenë masat e reja për të luftuar pandeminë COVID-19, për këtë arsye MFPT ka analizuar gjendjen financiare dhe hapësirat buxhetore të cilat mund t’i shfrytëzojë në mënyrë që masat e ndërmarra të jenë të targetuara dhe efektive”, ka deklaruar Shahini.

Për datën e saktë se kur do të fillojë zbatimi i kësaj Pakoje nga MFPT’ja s’kanë dhënë detaje, por vetëm kanë thënë se do të publikohet në ditët në vijim, përmes kanaleve zyrtare.

“MFPT do të publikojë pakon e kompenzimit financiar në ditët në vijim, përmes kanaleve zyrtare, i cili do të jetë në përputhje me këshillat dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e biznesit”, thuhet në përgjigjet e Shahinit.

Premtimin për hartimin e një pakoje të tillë financiare e ka dhënë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai ka thënë se ndihmë do të ketë për të gjitha kategoritë në të cilat do të preken nga këto masa.

“Ministria e financave është duke punuar në një pako financiare për të ju ndihmuar të gjitha kategorive që është e nevojshme”, ka thënë Vitia.

Ndryshe, bizneset e prekura nga mbyllja janë ndihmuar edhe më herët përmes Pakove Financiare.

Pas mbylljes në fillim të pandemisë, ishin ndarë nga 170 euro për punëtorët, derisa ishte bërë edhe subvencionimi i qirasë deri në 50% të vlerës për mikro-ndërmarrjet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments