Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaA do të shtyhen zgjedhjet? Krerët e partive në takim me Osmanin

A do të shtyhen zgjedhjet? Krerët e partive në takim me Osmanin

Krerët e partive politike kanë arritur në Presidencë, për takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkuar në Presidencë, për takimin që Presidentja Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë politike në vend, rreth diskutimeve për zgjedhjet e 17 tetorit.

Kurti ka arritur në Presidencë bashkë me shefen e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lilën, e cila është kryetare e Alternativës.

Po ashtu, në Presidencë tashmë janë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, si dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Përveç tyre, aty ka arritur edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila është edhe kryetare e listës “Guxo”.

Ndryshe, Presidentja Osmani ka thirrur një takim konsultativ me partitë, pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments