Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetA do të lirohen masat anti-Covid? Vitia takohet nesër me kryetarët e...

A do të lirohen masat anti-Covid? Vitia takohet nesër me kryetarët e komunave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë nesër një takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës. Takimi do të mbahet në orën 10:00.ë këtë takim do të diskutohet për masat anti-Covid. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Të mërkurën në ora 10 kemi marrë një kërkesë për takim me ministrin Vitia, dhe kryetarët e komunave, zakonisht ka pas traditë që te kemi takime të tilla kur ka pas nevojë të shtrëngohen, mirëpo tash jemi dëshmitarë që numri i të të infektuarve më Covid-19 është në rënie e sipër, lakorja ka rënie drastike që është e mirëseardhur nga të gjithë kryetarët e komunave, si dhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ne kemi kërkuar në takimin e fundit që kemi pas me ministrin Vitia, ku 90% e kërkesave të kryetarëve të komunave janë inkorporuar në masat e reja, dhe në atë kohë u patëm dakorduar që sa herë të ketë ndryshim të masave anitCovid AKK, dhe kryetarët e komunave të konsultohen paraprakisht, para se të merren vendimet”, tha Ibrahimi.

Ndryshe, Oda e Hotelerisë dhe Turizimit ka paralajmëruar se do të ketë lirim të masave gjatë kësaj jave.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, OHT’ja ka bërë me dije se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar kohë deri të mërkurën për të vendosur për lirimin e masave.

Ata kanë treguar se në takimin e mbajtur të martën me ministrin e Shëndetësisë, kanë përfshirë kërkesat e të gjitha sektorëve që përfaqëson Oda e Hotelerisë dhe Turizmit si sallat e dasmave, pishinat, estradë, dekore, dhe të gjitha sektorët tjera, e që sipas tyre takimi ka qenë në favor të tyre dhe pritet të lirohen masat që nga data 26 maj.

“Z. Vitia ka kërkuar t’i ipet kohë deri me 26.5.2021 në ora 16:30, sepse sipas tij ishte duke pritur disa rezultate të hulumtimeve që janë duke u bërë në terren, dhe kjo ishte arsyeja që akoma nuk po marin një vendim pë lirimin e masave ndaj sektoreve që akoma qëndrojnë mbyllur”, thuhet në komunikatën e tyre./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments