Ahmeti, i cili udhëheqë më këtë komunë që dy mandate, ka thënë për lajmi.net se për këtë çështje nuk është vendosur ende.
Ai ka thënë se ai do të vazhdojë t’i kryej punët e mbetura me përkushtim, ndërsa më kohë do të definohet nëse ai do të kandidojë ose jo.
“Nuk e di, kjo është çështje që nuk varet veç prej meje. Unë vazhdojë t’i kryej punët e mia me përkushtim dhe do të jem i angazhuar siç kam qenë vazhdimisht, kjo është çështje tjetër dhe me kohë do të definojmë”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se Ahemti udhëheq me Lipjanin për dy mandate mandate me radhë, në 2013 ai fitoi zgjedhjet në një garë të ngushtë me kreun e PDK-së Shukri Buja.