Anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë për greva në shtator. Kështu sipas SBASHK- procesi mësimor do të filloj ashtu siç e ka paraparë Ministria e Arsimit me 2 shtator. Nga Instituti Pedagogjik kërkojnë që të mos bëhet presion përmes greva pasi humbjet më të mëdha po pësojnë nxënësit.
Mësimdhënësit në Kosovë vazhdojnë të jenë të pakënaqur me pagën të cilën e marrin.
E për shkak të kësaj, muaj më parë ishte paralajmëruar që viti i ri shkollor do të nis me greva në sektorin e arsimit.
Por nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit kanë thënë se mësimi do të fillojë me 2 shtator.
“Deri në këtë moment SBASHK-u nuk ka marrë ndonjë kërkesë prej anëtarësinë për me fillu me veprime sindikale në fillimin e vitit të ri shkollore, fillimi i vitit të ri shkollor është me pak se një muaj, procedurat për grevë të përgjithshme dojnë kohë, kështu që mund të them që viti i ri shkollor, fillon me 2 shtator”, ka thënë Ymer Ymeri koordinator në SBASHK.
Madje koordinatori i kësaj sindikata ka bërë të ditur se ditë më parë ka pasur edhe një takim më përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit.
“Kërkesat kanë qenë më rishqyrtu kontratën kolektive, me shiku mundësinë që Ministria e Arsimit të paraqesë në qeveri çështjen ngritjen e koeficientit të pagave, pasi ka pas inflacion. Kryetari ka pas një takim me zëvendësministrin e arsimit, janë dakord për disa çështje e që besoj që është një shenje e mirë që do të fillojmë me dialogun social”, shprehet Ymeri.
Nga Instituti Pedagogjik thonë se shkuarja në greva do shkaktojë humbje të mëdha të nxënësit.
“Me bo presion përmes grevave kjo është mënyra e fundit që duhet të ishte nëse nuk jan shtërruar të gjitha kërkesat, të gjitha format tjera të personit dhe të kërkesave edhe pse ken të drejtë të mbajnë greva, nëse shohim kush po humb këtu, po humb nxënësit “, shprehet Ismet Potera nga ky institut.
Nga Sindikata e Bashkuar kanë bërë të ditur se kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që pagat e mësimdhënësve të rriten për 30%.
Nga Sindikata e Bashkuar kanë bërë të ditur se kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që pagat e mësimdhënësve të rriten për 30%.