Njëzetë policë ushtarakë me Gardën Kombëtare të Kentakit po përgatiten të vendosen në Kosovë për një mision një-vjeçar.
Me anë të një deklarate nga Garda Kombëtare atje thuhet se ushtarët me bazë në Murray pritet të vendosen në Kosovë të mërkurën.
Ushtarët janë trajnuar për mbrojtjen e forcës, anti-terrorizmin, sigurinë e zonës dhe operacionet e inteligjencës policore.
Në deklaratë thuhet se ata do të ofrojnë mbështetje për oficerët ndërlidhës të policisë ushtarake si pjesë e Operacionit Joint Guardian