Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto, Kanada, Donat Syla ka reaguar pas lajmeve për martesën e Ylber Kusarit, vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se Ylberi është një ndër përkrahësit më të mëdhenj të misionit të Kosovë në Kanada.
“Ylber Kusari, është një ndër miqtë e mi më të vlefshëm këtu në Kanada. Është ndër suportuesit më të mëdhenj të aktivitete të misionit tonë. Është ndër përfaqësuesit e vendit tonë me të cilin ne krenohemi në shoqërinë kanadeze, me vlerat intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që Ylberi përfaqëson”, ka shkruar Syla.