Saturday, November 23, 2024
HomeBotaFëmijët e Donald Trumpit refuzojnë të dëshmojnë në hetimin për mashtrim

Fëmijët e Donald Trumpit refuzojnë të dëshmojnë në hetimin për mashtrim

Dy nga fëmijët e Donald Trumpit kanë refuzuar të dëshmojnë lidhur me një rast hetimi për mashtrim në biznesin e familjes.

Donald Jr, 44 vjeç dhe Ivanka, 40 vjeç, u urdhëruan të jepnin dëshmi nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James.

Ajo hapi një hetim civil në vitin 2019 mbi pretendimet se – përpara se të merrte detyrën – Trump kishte fryrë vlerën e aseteve të tij në banka kur kërkonte hua.

Avokatët e Trumpit po përpiqen ta ndalojnë James që të marrë në pyetje ish-presidentin amerikan dhe fëmijët e tij.

Ata i kanë kërkuar një gjyqtari që të anulojë ofertën “e paprecedentë dhe antikushtetuese” për dëshminë e tyre, raporton BBC.

Trump e paditi James muajin e kaluar, duke akuzuar prokuroren e përgjithshme – një demokrate e zgjedhur – për një gjueti shtrigash të motivuar politikisht kundër tij, si një republikan.

Ajo kishte kërkuar që ai të dëshmonte personalisht në zyrën e saj përpara të premtes.

Kjo është hera e parë që hetuesit kanë thënë se duan ta marrin në pyetje Donald Junior dhe Ivanka nën betim.

Zëdhënësi i James tha: “Ne kemi besim se pyetjet tona do të marrin përgjigje dhe e vërteta do të zbulohet, sepse askush nuk është mbi ligjin”.

Djali tjetër, Eric, 37 vjeç, i cili është nënkryetar ekzekutiv në Organizatën Trump, u mor në pyetje në tetor 2020.

Çështja civile e James është e ndarë nga një hetim penal i vazhdueshëm në Manhatan për praktikat e biznesit të organizatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments