Të shtrirë në QKUK janë gjashtë pacientë me Covid-19 pozitivë.
Në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 6 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 29 të tjerë post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 2 pacientë.
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid.
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë me maskë oksigjeni.
Spitali i Prizrenit, 1 pacient.
Spitali i Pejës, 3 pacientë.