Sipas raportit të fundit të Policisë, 25 aksidente ishin me persona të lënduar kurse 34 tjerë vetëm me dëme materiale.
Policia po ashtu ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 544 gjoba për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, kurse 504 tiketa trafiku ka shqiptuar për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID
Brenda 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar edhe 22 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje.