Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKthimi i bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare

Kthimi i bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare

Shumë bashkatdhetarë kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i festojnë në vendlindje.

Fluksi i madh i automjeteve që ia mësynë Kosovës gjatë ditëve të fundit të vitit 2021, shkaktoi kolona e pritje të gjata në pika kufitare.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në kufi është e qetë.

Pasi që kanë festuar festat e fundvitit në vendlindje, disa prej tyre kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë.

E vetmja pikë kufitare ku po presin bashkatdhetarët është në Merdar. Për të dalë nga Kosova përmes këtij vendkalimi, ata po presin deri në 30 minuta.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments