Sektori publik në Kosovë do të punojë vetëm në dy nga 10 ditët e para të këtij muaji.
Ditë pushimi do të jetë edhe dita e sotme për shkak të festës së Vitit të Ri. Ditë pushimi për sektorin publik ishte edhe dje, e do të jetë edhe të premten, më 7 janar për shkak të Krishtlindjeve Ortodokse.
Sipas Ligjit për festat zyrtare për çdo festë zyrtare që bie në ditë vikendi, llogaritet ditë pushimi edhe dita pasuese e javës, ose dita e punës.
Ditë më parë Qeveria ka dalë në mbështetje për ndryshimin që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në fundjavë.
Derisa ndryshimi i ligjit të festave zyrtare të ndodhë, punëtorët e sektorit publik vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë drejt, ku ditët e pushimit gjatë një viti për shkak të festave janë të shumta.
Sipas kalendarit zyrtar, në Kosovë gjatë vitit 2022 janë 11 festa zyrtare