Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovarët shpenzuan rreth 30 milionë euro për festat e fundvitit

Kosovarët shpenzuan rreth 30 milionë euro për festat e fundvitit

Harxhimet e pa kontrolluara të qytetarëve të Kosovës për festat e fundviti për shumëkënd janë të pakapshme, madje këto kapin shifra milionëshe. Pjesa më e madhe e këtyre bëhet për ushqim.

Me 18 për qind të popullsisë në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në varfëri ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për ato të fundvitit.

Në këtë periudhë kohore, rreth një e treta e familjeve në Kosovë e festojnë vitin e ri dhe se vetëm 55 për qind kanë blerë produkte me zbritje.

Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2021”, i realizuar nga UBO Consulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht mbi 150 euro për këto festa.

“64 për qind e familjeve në Kosovë i festojnë festat e fundvitit”, thekson raporti.

UBO Consulting thekson se, 63 për qind e parave për festat e fundvitit shkon në ushqime e pije, 13 për qind për dhurata, 11 për qind për dekorime, 5 për qind të tjera dhe nga 4 për qind për mbrëmje muzikore dhe udhëtime.

Në pyetjen se pse nuk festohet kjo festë, 83 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk i përkojnë bindjeve të tyre.

“83 për qind – festat e fundvitit nuk përkojnë me bindjet e mia, 14 për qind – për shkaqe ekonomike, ndërsa 3 për qind – për arsye tjera”, thekson raporti.

Një e dhënë statistikë interesante ka dal tek dhuratat. Kur qytetarët janë pyetur se çfarë dëshirojnë për dhuratë, shumica prej tyre kanë deklaruar se duan para të gatshme.

“85 për qind preferojnë para të gatshme si dhuratë, 82 për qind preferojnë bileta për udhëtime, ndërsa 65 për qind preferojnë ta marrin një libër”, vijon raporti.

Mbi gjysma e qytetarëve kanë thënë se kanë blerë produkte promocionale (nga zbritjet). Rreth 70 për qind e tyre kanë thënë se burimin e informacionit për t’u informuar rreth këtyre produkteve e kanë pasur televizionin, pasuar nga rrjetet sociale me 61 për qind, 27 për qind nga portalet, 25 për qind nga familjaret dhe miqtë, 24 për qind nga dyqanet dhe 12 për qind nga radiot.

Në fund të raportit theksohet se 83 për qind e blerjeve bëhet nga periudha 25-31 dhjetor, ndërsa pjesa tjetër nga periudha 15-24 dhjetor. /Telegrafi/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments