Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosova21 gjoba 200 euroshe për prizrenasit që thyen masat anti-Covid

21 gjoba 200 euroshe për prizrenasit që thyen masat anti-Covid

Drejtoria Rajonale e policisë në Prizren, me datat 1 dhe 2 janar, ka realizuar inspektime nëpër lokale të qytetit, me ç’rast ka shqiptuar edhe gjoba për ata që nuk kanë respektuar masat anti-Covid.
Sipas Policisë, janë shqiptuar 21 gjoba në vlerë prej 200 eurosh, për persona që nuk kanë respektuar orën policore, duke thyer kështu një nga masat kryesore kundër pandemisë.
“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-Covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia në mbeshtetje të njesitit të NJRSH dhe inspektorëve të AVUK-ut, në njëmbëdhjetë lokale të ndryshme ka shqiptuar gjoba, për mos respektimin e orarit të punës dhe ka larguar musafirët nga këto lokale, pasi qe të njëjtit nuk kanë respektuar orarin e punës. Nga ana e policisë janë shqiptuar 21 gjoba nga ligji 07/L-006 nga neni 24.3 në vlerë 200 euro për mosrespektim të orës policore” thuhet në njoftimin e Policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments