Në 2022 pritet të përmbushet mungesa e barnave esenciale në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Viti që lamë pas konsiderohet njëri ndër vitet më të vështira të sektorit të shëndetësisë.
Duke pasur parasysh valët e një pas njëshme të Covid-19, pati numër të madh të pacientëve e mungesë të stafit shëndetësor në shumë shërbime mjekësore.
Sfidë tjetër ishte edhe mungesa e barnave esenciale në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Këtë e ka pohuar i pari i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Mirëpo sipas Krasniqit vitit 2022 pritet të jetë më i përballueshëm në këtë aspekt duke pasur parasysh që janë ndare një shumë më e madhe e buxhetit.
Meqë shumë klinika në QKUK janë duke operuar vetëm me ushtrues detyre, drejtori tha që gjatë këtij viti do të emërohen përmes konkurseve.
Po ashtu pritet që gjatë 2022 të finalizohet projekti për IFV, i cili për shkak të mungesës së buxhetit ka mbetur në gjysmë.