Derisa Qeveria e Kosovës po e konsideron të suksesshëm vitin e parë qeverisës, nga opozita ndajnë një mendim krejt të ndryshëm.
Vitin e parë të punës po e konsiderojnë të suksesshëm.
Në Qeverinë Kurti 2 thonë se kanë përmbushur prioritet që i kishin vendosur vitin e kaluar.
Këtu kabineti i kryeministrit Kurti listojnë ekonominë, shëndetësinë e vendimmarrje të tjera.
Sa i përket vendimmarrjes për temat e mëdha si dialogu dhe liberalizimi i vizave, zëdhënësi i Qeverisë ka këtë përgjigje.
Por, mendim krejtësisht ndryshe për punën e ekzekutivit ka deputeti i partisë më të madhe opozitare, Ferat Shala.
Ndërkohë, nga Shoqëria civile vlerësojnë se ka pasur mungesë të konsolidimit dhe funksionalizimit të qeverisë, në vitin e parë të punës.
Qeveria Kurti është formuar më 22 mars të vitit 2021, pas zgjedhjeve parlamentare të po të njëjtit vit.