Danimarka nënshkroi një marrëveshje për transferimin e të burgosurve të huaj në Kosovë. Shteti gjithashtu dëshiron të ndalojë kërkesat për azil.
Në Kosovë, të paraburgosurit në burgun e Gjilanit së shpejti do të duhet të paketojnë plaçkat e tyre. Autoritetet vendore ranë dakord, më 20 dhjetor, t’ia japin me qira Danimarkës 300 qelitë e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit të inauguruar në vitin 2017.
Qiraja pesëvjeçare, e rinovueshme një herë, mund të sjellë 210 milionë euro në Prishtinë. Të burgosurit që Kopenhaga synon t’i dërgojë atje kanë një profil shumë specifik: janë të huaj nga një vend jashtë Bashkimit Evropian, pa fëmijë në Danimarkë, dënimi i të cilëve shoqërohet me dëbim.
Deri ku do të shkojë mbretëria e vogël nordike – 5.8 milionë banorëshe – në politikën e saj të menaxhimit të të huajve? Marrëveshja me Kosovën, një nga vendet më të varfra në Evropë, pason vendime të tjera të diskutueshme që synojnë popullsinë emigrante që jeton në territorin e saj.
“Së bashku me Hungarinë, Danimarka është vendi me pozicionin më armiqësor ndaj migrantëve brenda Bashkimit Evropian”, tha Catherine Woollard, drejtore e Këshillit Evropian për Refugjatët dhe Mërgimtarët, një rrjet OJQ-sh.
Danimarka merr me qira 300 qeli burgu në Kosovë për të reduktuar mbipopullimin. Një projekt për të burgosurit që do të dëbohen në fund të dënimit të tyre do të zgjerojë stokun e burgjeve daneze.
“Ky projekt, i cili synon të reduktojë mbipopullimin e burgjeve, do të rrisë gjithashtu stokun e burgjeve daneze me 326 vende mes viteve 2022 dhe 2025“, tha në një deklaratë ministri danez i Drejtësisë.
Vitin e kaluar, 350 të arrestuar do të dëboheshin në fund të dënimit.
Popullsia e burgjeve daneze është rritur me 19 përqind që nga viti 2015, duke arritur në më shumë se 4,000 të burgosur në fillim të vitit 2021 dhe duke tejkaluar 100 përqind të kapacitetit, sipas statistikave zyrtare.
Në të njëjtën kohë, numri i rojeve ka rënë me 18 përqind në kombin skandinav prej 5.8 milionë banorësh, ku të burgosurit me më pak se pesë vjet i shërbejnë zakonisht në burgje të hapura.
“Do të na mungojnë deri në 1000 vende në parkun e burgjeve deri në vitin 2025,” tha në deklaratë Ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup.
Kosova kishte 1,642 të burgosur në vitin 2020, ose 97 përqind e kapacitetit të saj, sipas Raportit Botëror të Burgjeve në Universitetin e Londrës.