Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosova‘Çështje vitesh, kurrësesi muajsh’ – pse s’u vendos reciprociteti?

‘Çështje vitesh, kurrësesi muajsh’ – pse s’u vendos reciprociteti?

Dy ditë para zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, Kurti kishte dhënë deklaratë të fuqishme sa i përket aplikimit të masës së reciprocitetit me Serbinë, duke thënë se “është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë.”

 

Por, tash kur kanë kaluar më shumë se nëntë muaj prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka marrë detyrën dhe qeveria e Kosovës është votuar në Kuvend, reciprociteti nuk ka ndodhur, shkruan lajmi.net.

Madje, Kurti është treguar i rezervuar edhe ta përmend reciprocitetin me Serbinë si çështje pas marrjes së detyrës së kryeministrit.

Në 100 ditëshin e qeverisë së tij, Kurti deklaroi se reciprociteti nuk do të vendoset si hakmarrje, por do të vendoset që të mos zhbëhet më, pavarësisht se e kishte cilësuar si çështje ditësh apo javësh, por jo muajsh.

“Në këto 100 ditët e para të qeverisjes sime ne kemi pasur drejtor të ri të Doganave dhe duhet të përgatitemi mirë, sepse nuk mund të dështojmë sërish. Ju e dini, në qeverinë Kurti 1, ne e vendosëm reciprocitetin dhe qeveria e pastajme e hoqi reciprocitetin. Nëse ne nuk arrijmë ta zbatojmë në plotni reciprocitetin sërish, atëherë ai vdes edhe si koncept”, tha Albin Kurti, duke ju përgjigjur kritikave të opozitës se ai ka shkelur premtimin e tij elektoral duke mos e vendosur reciprocitetin me Serbinë.

Kurti tha se qeveria e tij dëshiron që reciprociteti i plotë me Serbinë të bëhet në atë mënyrë që të mos zhbëhet më.

“Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje, besojmë që është një parim i shëndoshë i marrëdhënieve midis shteteve, që derivon nga koncepti i barazisë. Përveç kësaj, reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera, por për t’i hequr ato ekzistuese dhe duam ta bëjmë në mënyrën në të cilën nuk zhbëhet më”, tha kryeministri Kurti.

E ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pati një përgjigje goxha më të thjeshtë se Kurti kur u pyet për reciprocitetin, duke thënë se do të vendoset “kur të jemi gati”.

“Përveç bllokave dhe koncentratin e shpezëve, kemi marrë inicim për hetimet për sektorin e produkteve si biskotave etj. Unë nuk kam dëshirë të vij në konkluzion pa një analizë. Unë nuk marr asnjë vendim pa një analizë të gjerë. Ju vini me kërkesa kur, përgjigja ime është kur të jemi të gatshëm. Nuk do të jetë reciprocitet ditësh por do të jetë me një efekt prej pesë vitesh. Na duhen 60 ditë analizë, na duhet shqyrtim në teren. Nuk mund të vendosi vendime ad-hoc kur dua të marr një vendim të caktuar”, ka thënë ajo.

E, mungesa e reciprocitetit i pati konsekuencat e veta. Ani se këtë vit pati një rritje të eksporteve në Kosovë, prodhuesit kosovarë së fundmi nuk po arrijnë të realizojnë porositë në shtetet evropiane, sidomos në Gjermani dhe Zvicër.

Kjo për shkak që Serbia ka vendosur barriera ndaj prodhuesve kosovarë për kalimin transit të mallrave në këto vende evropiane.

Për këto barriera të vendosura nga autoritetet serbe, veçmas pas kërkesës së Kosovës për barazi në CEFTA, ende nuk dihet nëse do të merret ndonjë veprim reciprok nga autoritetet kosovare, ani se ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar adresimin e këtyre barrierave te partnerët në Bruksel, por kjo nuk dihet se si ka përfunduar.

Kosova në fund të vitit 2018 kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kjo taksë, në Qeverinë Kurti 1, u zëvendësua me reciprocitet, ku u përfshin një sërë masash tregtare.

Por, qeveria pasuese e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin, masë kjo që u pa nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments