Saturday, November 23, 2024
HomeBotaAnglia me Pasaporta COVID-19 për blerje rrobash në dyqane

Anglia me Pasaporta COVID-19 për blerje rrobash në dyqane

Pasaportat Covid” mund të kërkohen për klientët që vizitojnë dyqanet e rrobave.

Kjo pritet të ndodhë në Angli, pas heqjes së kufizimeve të bllokimit në 21 qershor, ka treguar zyra e Rezidencës së Kryeministrit Britanik.

Një dokument përmbledhës të hënën konfirmoi se qeveria britanike po konsideron futjen e “çertifikimit të statusit Covid” pasi bllokimi të lehtësohet, në mënyrë që individët që dëshirojnë të hyjnë në ambiente të mund të dëshmojnë se ata janë vaksinuar, testuar së fundmi ose kanë marrë imunitet përmes infeksionit të mëparshëm.

Raporti tha që ministrat besojnë se nga blerësit nuk duhet të kërkohet asnjëherë të sigurojnë prova të tilla për të përdorur vendet “thelbësore” të shitjes me pakicë, por nuk bëri të qartë saktësisht se cilat dyqane u përjashtuan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments