Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeNjë i vdekur dhe 482 raste të reja me COVID në Shqipëri

Një i vdekur dhe 482 raste të reja me COVID në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3068 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 482 qytetarë. PO ashtu, ka ndërruar jetë një paciente.

 

Rastet e reja janë në këto bashki: 225 në Tiranë, 34 në Durrës, 21 në Vlorë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, nga 12 qytetarë në Gjirokastër, Fier, nga 11 qytetarë në Lezhë, Berat, Kuçovë, 8 në Cerrik, nga 6 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Korçë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Kurbin, Pukë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Tepelenë, Dimal, nga 3 qytetarë në Peqin, Përmet, Himarë, Patos, Vorë, Shijak, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Skrapar, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Mallakastër, Tropojë, Kukës.

Janë 6419 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Elbasani 78 vjeçe.

Janë shëruar 311 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,069 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Janar 2022)

Raste të reja ditore 482

Të shëruar në 24 orë 311

Të shtruar në spitale 97

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3068

Testime totale 1,486,189

Raste pozitive 210,706

Raste të shëruara 201,069

Raste Aktive 6,419

Humbje jete 3,218

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2989

Fier 673

Durrës 577

Shkodër 432

Elbasan 406

Vlorë 400

Berat 249

Lezhë 192

Gjirokastër 187

Korçë 147

Dibër 94

Kukës 73

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments