Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në komunën që ai do ta udhëheq pritet të shtohen edhe tri-katër drejtori të reja.
Sipas Ramës, kjo po bëhet në mënyrë që ta kenë drejtori të përshtatshme në mënyrë që të transformohet kryeqyteti.
“Deri tash i kemi 16 drejtori, ndoshta do të jenë edhe tri-katër drejtori më shumë në mënyrë që të kemi drejtori të përshtatshme që ta transformojmë Prishtinën në bazë të programit tonë”, është shprehur Rama në emisionin “Ju Flet Prishtina” .
Më tej, Rama dha se në aspektin funksional, dyert e drejtorive duhet të jenë të hapura në mënyrë që të ketë mundësi takimi e bashkëpunimi, sepse sipas tij, komuna nuk duhet të punojë në drejtori veç e veç.
“Në aspektin funksional dyert e drejtorive duhet të jenë të hapura që këto zona të kenë mundësi të takimit dhe bashkëpunimit sepse komuna nuk duhet të punoj në drejtori veç e veç, por duhet të ketë bashkëpunim nëpërmjet drejtorive të ndryshme për shkak se projektet e ndryshme janë të ndërlidhura”, është shprehur Rama