Sunday, November 24, 2024
HomeBotaAfrika e Jugut i jep lamtumirën heroit kundër aparteidit, Desmond Tutu

Afrika e Jugut i jep lamtumirën heroit kundër aparteidit, Desmond Tutu

Në Afrikën e Jugut mbahet ceremonia shtetërore e varrimit të avokatit për drejtësi racore, kryepeshkopit Desmond Tutu.

Tutu, që vdiq më 26 dhjetor në moshën 90-vjeçare, u kujtua në Afrikën e Jugut dhe në mbarë botën për korrektësinë e tij morale dhe për qëndrimet e tij parimore.

Tutu kishte fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1984 për kundërshtimin e tij jo të dhunshëm të udhëheqjes në Afrikë të Jugut nga pakica kundër shumicës.

Pas përfundimit të aparteidit, ai kryesoi Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin dhe u shndërrua në model edhe për vendet e tjera që po bënin përpjekje të ngjashme.

Komisioni ishte “një hapësirë ku viktimat mund të tregonin traumat e tyre dhe ta ndanin historinë e tyre me mbarë kombin”, kishte shkruar Tutu në raportin final të komisionit.

Ky komision ishte krijuar “për të shërbyer si një dhomë për shërimin kombëtar, pajtimin dhe faljen”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments