Opinionistja Kimete Berisha ka bërë një reagim pasi ka parë numrin e pëlqimeve në fotografinë e kryeministrit, Albin Kurti, me familjen e tij për festën e fundvitit.
Berisha, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka parë dëshpruese një gjë të tille.
“Kjo është shumë ‘dëshpëruese’ dhe ‘demotivuese’ për neve ‘armiqve’ të tij”, ka shkruar ajo.
“Nuk e dëmton Albin Kurtin askush dhe asgjë, as premtimet e tij, as Jahja Kokaj që së shpejti me JUGO ka me udhëtu n’gjithësi,as që i njëjti së shpejti ka me shfrytëzu diellin falas, as Donika që e fshehu pasurinë e saj para antikorrupsionit, as Mimoza e akuzuar për korrupsion, as Artanja me fjalët e saj raciste për shqiptarët…”, ka shkruar më tej ajo.
Postimi i plotë:
Jam duke e shqyrtu mundësinë me ‘lënë’ shkrimin krejt.
Paramendoje ti, Kryeministri i paska tubu’ 100 mijë like në foton e Vitit të Ri.
Albin Monaliza.
Kjo është shumë ‘dëshpëruese’ dhe ‘demotivuese’ për neve ‘armiqve’ të tij.
Jemi rrjep tuj u mundu mu dukë bukur, po badihava, dikush me një pullover t’kuq si të Indiana Xhonsit i gëzon gjithë ata llajksa, pa u mundu hiç.
E tjetrit nuk i prish punë që duket i shtangur ‘gips’, thuajse i ka mbet kapaku i birrës në fyt.
Duhet me pranu, kryeministri është i paarritshëm.
Nuk e dëmton Albin Kurtin askush dhe asgjë, as premtimet e tij,
as Jahja Kokaj që së shpejti me JUGO ka me udhëtu n’gjithësi,
as që i njëjti së shpejti ka me shfrytëzu diellin falas, as Donika që e fshehu pasurinë e saj para antikorrupsionit,
as Mimoza e akuzuar për korrupsion,
as Artanja me fjalët e saj raciste për shqiptarët,
as pse mbrëmë u ndal
rryma në Mitrovicë,
as çmimet e larta dhe varfëria,
as pse Hekurani u hakmerret me mjete të shtetit atyre tregtarëve që i thonë ‘rrenës’,
asgjë pra nuk e ndalon dashurinë kolektive dhe absolute të shqiptarëve për Liderin!
Fati i tij i madh që asnjë kundërshtar (përveç meje) nuk e ka simpatik, krejt do bajata, do gjynahtarë, pa imagjinatë dhe pa sharm, sidomos pa sharm.
Prandaj, duke u bazuar në faktin se nuk po u duhem më, se e vetme nuk muj bëj asgjë, ndoshta e lë shkrimin krejt se s’po më dhez, s’kam asnjë ide qysh me ju ‘ftoh’ prej tij!
Ju jeni tranu 😂
E di që keni me m’lyp por atëherë do të jetë vonë.
Ama, më mirë po merrem me letërsi dhe edhe ashtu jam dashuru në njërin, me ju tregu drejt.
Po ju tregoj (se e di që keni qejf me dëgju mirë për mua), se edhe Ai u dashuru në mu’ (së paku kështu po thotë).
Urime Viti i Ri të gjithëve, edhe Kryeministrit!
P.S. Ish e juaja, Kimete Berisha!