Sunday, November 24, 2024
HomeBotaLAJMI I FUNDIT: Rasti i parë në botë me “Florona”, gripi sezonal...

LAJMI I FUNDIT: Rasti i parë në botë me “Florona”, gripi sezonal kombinohet me COVID-19

‘Florona’ apo gripi + korona është hasur si rast i parë në Izrael.

 

Sipas raportimeve të medieve izraelite, thuhet se pasi virusi i gripit dhe SARS-Cov-2 hyjnë në trup në të njëjtën kohë, dëmtojnë sistemin imunitar në masë të madhe, përcjell lajmi.net.

Raportimet thonë se rasti i parë ishte tek një grua shtatzënë e cila u shtrua në spital për lindje. Sipas gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, e reja nuk ishte vaksinuar as për grip sezonal, e as për Covid-19.

Kjo vjen mes rritjes së rasteve të varianteve Omicron dhe Delta. Por ky nuk cilësohet si një variant i ri.

Sipas mjekëve izraelitë, rastet e gripit kanë shënuar një rritje në javët e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments