Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e tretë kundër COVID-19.
MSH me anë të një thirrjeje drejtuar qytetarëve, ka thënë se doza e tretë mund të merret 3 muaj pas dozës së dytë.
Njoftimi i plotë nga MSH:
Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19.
Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.
Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!.