Ronald Araujo duket se do të nis të paraqes kërkesat e tij ndaj skuadrës së Barcelonës.
Mbrojtësi i Blaugrana është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës në fazën ofensive këtë sezon, ndonëse është në mesin e lojtarëve me pagën më të ulët.
Araujo fiton më pak sesa Pique, Eric, Lenglet e Umtiti, edhe pse është lojtari më i rëndësishëm nga të gjithë këtë sezon.
Uruguaiani do të kërkojë rritje në pagë për të qëndruar në ‘Camp Nou’.
Ofertat për mbrojtësin thuhet se vijnë edhe nga Premier League, por synimi i tij është të qëndrojë te Barcelona.