Shefi i skuadrës së Red Bull në Formula 1, Christian Horner beson se as ata që shkruajnë skriptat e Hollywood nuk do të mund të vinin me një dramë të tillë si ajo e sezonit 2021 në Formula 1.
Formula 1 përjetoi një përballje titanësh këtë sezon, me Max Verstappen e Lewis Hamilton që garuan kokë-për-kokë për titullin e kampionit.
Gjithçka u vendos në xhiron e fundit të garës së fundit të vitit, në Abu Dhabi, kur Verstappen u shpall kampion në një prej garave më kontroverse në histori të F1.
Gjithë këtë dramë, shefi i Red Bull thotë se nuk do të mund ta shihnim edhe nëse do të shkruheshin skripta nga Hollywood-i.
“Mendoj se ishte 47 vite më parë kur pilotët e parë u futën në garë me pikët e barabarta”, ka thënë Horner.
“Nuk mendoj se as dikush që shkruan skripta në Hollywood do të mund të vinte me një dramë të tillë. Popullariteti i Formula 1 ka prekur majat këtë vit”, ka shtuar ai.
Max Verstappen fitoi këtë vit titullin e parë të kampionit në karrierën e tij, kurse Hamilton vazhdon ëndrrën për të tetin.