Armando Broja do ta kërkojë sërish golin në Premierligë. Sulmuesi shqiptar shënoi para dy javëve ndaj Crystal Palace dhe është i gatshëm ta bëjë këtë edhe nesër.
Ekipi ku ai luan, Southampton do të përballet me West Hamin në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë,
Sulmuesi i kombëtares shqiptare është provuar titullar gjatë gjithë seancave stërvitore, edhe për faktin që Che Adams është kthyer vetëm dje të stërvitet me grupin.
Armando Broja ka shënuar 4 gola në Premier League, në vetëm 6 ndeshje që ka luajtur si titullar, duke u shndërruar në sulmuesin më produktiv të Southampton, teksa tifozët po kërkojnë që drejtuesit të blejnë kartonin e tij nga Chelsea.