Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaJeta jonë është në rrezik” – Gjinovci thotë se ministri Vitia është...

Jeta jonë është në rrezik” – Gjinovci thotë se ministri Vitia është i padijshëm

Aktivisti Rron Gjinovci thotë se masat e IKSHPK’së për mbrojtje nga Covid-19 resoektohen vetëm në kryeqytet. Ai shprehet kundër masave të reja të qeverisë për mbyllje.

“Kerkush s’i ka respektu masat përveç qendrës së Prishtinës . Sa për Armend Semajn e Arben Vitinë krejt kishim cofë nëpër rrugë. Ne jemi duke performu mirë për shkak të vitalitetit të shoqnisë tonë, se jemi të ri krejt. Jo për shkak se këta kanë marrë masa”, tha Gjinovci

“Ministri nuk duhet me na e dhanë përgjigjen as si ti e as si unë. Ministri duhet me ardh këtu e me na lanë neve pa tekst. Ministri qe çka ka shkru (tregon dokumentin e masave të reja). Nëse jeta jonë është në dorën e njerëzve që shkruajnë kësi paragrafë, jeta jonë është në rrezik. Unë mendoj se Arben Vitia është ministri më i mirë që ne kemi mund të prodhojmë si shoqëri atëherë kallzon se jeta jonë ka qenë në rrezik tërë kohën por që fatmirësisht, për shkaqe natyrore, na jemi të ri, nuk është dhe aq në rrezik se sa për masat e tyre na kishim vdekur rrugëve”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments