FFK ka njoftuar se do të zhvillojë sot (e mërkure) manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”.
Në këtë ceremoni, do të nderohen më të mirët në futbollin e Kosovës, por që edhe kësaj here nuk do të ketë mysafirë shkaku i gjendjes me COVID-19.
Më poshtë mudn të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të bërë nga Federata:
ku do të nderohen me çmime më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës.
Edhe sivjet ceremonia e më të mirëve do të mbahet pa mysafirë, por vetëm me praninë e laureatëve, për shkak të masave në fuqi për mbrojtje nga Covid 19.
Ky manifestim mbahet në objektin e Klan Kosovës dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00.