Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetLDK kërkon transparencë për dialogun: Për Asociacionin ekziston vendimi i Kushtetueses

LDK kërkon transparencë për dialogun: Për Asociacionin ekziston vendimi i Kushtetueses

Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet Qeverinë e Kosovës në raport me qëndrimin refuzues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në partinë opozitare thonë se Asociacioni nuk duhet të jetë kusht për dialogun. Sipas tyre, dialogu me Serbinë duhet të ndodh vetëm për arritjen e njohjes reciproke dhe zgjidhjen e fatit të të pagjeturve si pikë kryesore nga ana e Kosovës. Për dialogun, kërkojnë transparencë.

Anëtarja e kryesisë së LDK-së dhe deputetja, Rrezarta Krasniqi thotë se kryeministri Albin Kurti e ka vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe nuk duhet të pranojë asnjë vendim jashtë tij.

“Nuk duhet të jetë kusht Asociacioni (për dialog). Ne si parti e kemi qëndrimin sa i përket Asociacionit dhe kryeministri tashmë e ka verdiktin nga Gjykata Kushtetuese. Gjithçka çka është kundër kushtetutës nuk duhet të pranohet. Pres që dialogu të ndodh vetëm me njohje reciproke dhe të jetë nga ana e Kosovës si pikë kryesore fati i të pagjeturve”, thotë ajo.

Megjithatë, deputetja Krasniqi kritikon ekzekutivin për mungesën e transparencës në raport me dialogun me Serbinë.

“Është kjo qeveri dhe po të njëjtit njerëz që qeveritë më herët i kanë kritikuar gjithmonë për mostransparencë, ndërsa tash sa i përket dialogut nuk kemi pasur transparencë”, shton deputetja opozitare.

Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, i sugjeron kryeministrit Kurti të jetë më i matur në raport me deklaratat për Bashkimin Evropian, pasi sipas saj përplasja e fundit me kryediplomatin evropian, Josep Borell nuk i bënë nder vendit.

“Ajo përplasje nuk ka qenë e duhur, duhet të jemi sa më të matur kur kemi të bëjmë me përfaqësues të institucioneve të BE-së. Ajo përplasje diplomatike nuk i bënë nder vendit tonë”, përfundon ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments