Formula 1 u përcoll me disa ngjarje tejet interesante në javën e fundit.
Max Verstappen u shpall kampion i F1 në një garë në Abu Dhabi që u konsiderua si tejet kontroverse.
Pas kësaj situate, Lewis Hamilton nuk u paraqit në mbrëmjen gala për ndarjen e çmimit nga F1. Por, kjo mund të ketë pasoja për britanikun.
Presidenti i ri i FIA, Mohammed Ben Sulayem ka thënë se Hamilton nuk do të falet nëse ka thyer rregullat e F1.
Nëse shihen rregullat e listuara, në pikën 6.6 thuhet se “Pilotët që përfundojnë të parët, të dytit dhe të tretit në kampionat duhet të jenë prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIA.”
Kjo nënkupton se Hamilton ka shkuar kundër rregullave dhe për të tashmë pritet ndonjë dënim.
Dënimi për Hamilton pritet të jetë me ndonjë gjobë që paguhet me para. Sanksionet në aspektin sportiv janë vështirë të aplikueshme në këtë situatë.