Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Wolfsburg me rezultat të thellë 4-0 në xhiron e 18-të.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për bavarezët që shënuan që në start.
Thomas Muller ishte ai që hapi ndeshjen që në minutën e 7-të.
Realisht ishte rasti i vetëm i mirë në këtë pjesëlojë.
Në pjesën e dytë bavarezët kanë shënuar edhe tri herë të tjera.
Dayot Upamecano ishte ai që gjeti rrjetën për 2-0 në minutën e 57-të.
Pas vetëm dy minutash ishte Serge Gnabry që asistoi te Leroy Sane që shënoi për 3-0.
Nuk kishte si të mbyllej ndeshja pa një gol të Robert Lewandowski, i cili shënoi në minutën e 88-të.
Bayern mbetet lider me 43 pikë, nëntë më shumë se ndjekësi i parë.