Ae keni ditur? Piperi është aleat i mirë i tretjes. Piperi i zi është erëz që përdoret në supë, gjellë, paragjellë, sallatë, gjellë mishi dhe perime… ekzistojnë disa variante të piperit: i bardhë, i zi, i gjelbër, i kuq. Piperi i bardhë ka aromë më të butë se i ziu, e konsiderohet edhe më i shëndetshëm. Për piperin e zi thuhet se ndikon kundër kapsllëkut, diarresë, dhimbjeve të veshit, gangrenës, mbipeshës, problemeve me zemër dhe tretje, kafshimit të insekteve, pagjumësisë, dhimbjeve në nyja, dhimbjeve të dhëmbit dhe problemeve me mëlçi dhe mushkëri.
Mjekësia bashkëkohore një interpretim si ky nuk e pranon, por se ekzistojnë indikacione që piperi ka veti të shumta shëruese. Piperina, substanca aktive nga piperi, shton absorbimin e selinos, vitaminave B, betakarotinës si dhe nutrienteve tjera të rëndësishme. Piperina nxit termogjenezën e lipideve, përshpejton metabolizmin si dhe nxit prodhimin e serotoninës dhe endorfinës në tru