Bayerni do të luajë ndeshjen e fundit për 2021 sonte ndaj skuadrës së Wolfsburgut në kuadër të xhiros së 17-të në Bundesliga.
Për Lewandowskin kjo ndeshje mund të jetë e veçantë pasi mund të thyejë dy rekorde individuale të dy lojtarëve me ndikim në botën e futbollit.
Sulmuesi polak mund ta thyejë rekordin e legjendës gjermane Gerd Muller, dhe atë të Cristiano Ronaldos nëse shënon një dhe dy gola sonte ndaj Wolfsburgut.
33-vjeçari ka realizuar 42 gola në Bundesliga për vitin 2021, që është numër i barabartë me Gerd Muller i cili mbante në vitin e largët 1972 me 42 të shënuara dhe një gol potencial sonte do të nënkuptonte që ai do ta thyente rekordin e Muller për më së shumti gola të realizuara në Bundesliga përgjatë një viti kalendarik.
Ndërkohë tek rekordi i Crisitano Ronaldos, polaku mund ta tejkalojë rekordin personal të portugezit për gola të realizuara përgjatë një viti.
Ronaldo kishte realizuar 69 gola në vitin 2013 për klubin dhe kombëtaren, që mbetet rekordi më i mirë i tej personal përgjatë një viti.
Lewandoski është në kuotën e 68 golave në vitin 2021 me klub dhe kombëtare dhe në ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik sonte ai mund ta thyejë rekordin personal të Cristiano Ronaldos nëse realizon dy gola sonte.
Kujtojmë që sulmuesi bavarez është golashënuesi më i mirë në Bundesliga këtë sezon dhe si për statistikë ai ka realizuar më shumë gola (18) sesa e gjithë skuadra e Wolfsburgut këtë edicion (17).
Ndeshja fillon nga ora 20:30 në stadiumin “Allianz Arena”.