Vaksinimi i stafit shëndetësor po vazhdon në tërë vendin ndërkohë po paralajmërohet edhe fillimi i vaksinimit të qytetarëve.
Po vazhdojnë ta kryejnë punën që e kanë nisur para një jave.
Punëtorët shëndertësorë në sallën 1 tetori në Prishtinë edhe këtë të martë vazhduan vaksinimin kundër Covid-19.
E si duket interesimi për t’u vaksinuar është mjaft i madh.
Së pari po i japin të dhënat e tyre personale, e më pas po ulen për t’u vaksinuar.
E vetëm gjatë ditës së martë janë vaksinuar më shumë se 400 persona nga stafi shëndetësor.
Kështu thotë koordinatori i kësaj qendre Niman Bardhi.
Ndërkaq derisa vaksinimi po vazhdonte, presidentja e shtetit Vjosa Osmani së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia përcollën ecurinë e këtij procesi.
E ata u shprehën mjaft të interesuar në konsultime me stafin mjekësor aty.
Vitia duke e parë interesimin e madh të të moshuarve për t’u vaksinuar tregoi edhe datën se kur do të fillojë vaksinimi për ta.
Vitia tha se nga data 8 ose 9 e këtij muaji do të fillojë vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare.
Ai tha se po punohet në drejtim të sigurimit të kontigjentit të dytë të vaksinës anti Covid.
E pasi që folën për media, Vitija e Osmani po largoheshin nga salla.
Pak para se të largoheshin kur presidentja Osmani u pyet se kur do të vaksinohet, kjo ishte përgjigja e saj për T7.