Armando Broja është duke e përjetuar një debutim të ëndërruar në Premierligë, pasi po shkëlqen me gola për Southamptonin.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë i ka shënuar katër gola në Premierligë deri tani këtë sezon, më shumë se sulmuesit e skuadrës së tij Chelsea.
Broja është i huazuar nga Chelsea në Southampton deri në përfundim të këtij sezoni dhe është duke bërë shumë më mirë se të gjithë sulmuesit e Chelseat para golit.
Derisa Broja i ka shënuar katër gola në 13 paraqitje në Premierligë deri tani këtë sezon, Romelu Lukaku i ka shënuar vetëm tri, Kai Havertz dy dhe Timo Werner një.
20-vjeçari, produkt i akademisë së Chelseat, pritet të kthehet në Stamford Bridge nga sezoni e ardhshëm dhe të fitojë një vend në formacionin e Chelseat duke e parë formën që po shfaq.
Për më tepër, Broja i ka shënuar dy gola në dy ndeshje në EFL Cup këtë sezon.
Ai ka treguar formë të lartë edhe me kombëtaren kuqezi, duke i shënuar tri gola dhe dy asiste në shtatë paraqitje në kualifikime për Kupën e Botës 2022, shumicën si zëvendësues.