Saturday, November 23, 2024
HomeTjeraKuzhinaPulë në salcë curry

Pulë në salcë curry

Përbërësit:

500 gr gjoks pule i copëtuar në pjesë të vogla

1 qepë

4 qepë të reja

150 ml ajkë për gatim

150 ml lëng supe

1 lugë gjelle curry

vaj

gjalpë

kripë

piper

lëng limoni

2 lugë miell

Përgaditja:

Gjoksin e pulës ndajeni në copa të vogla dhe kriposeni e biberoseni. Fërgojeni në vaj e gjalpë të nxehtë në tigan dhe më pas largojeni nga zjarri.

Në vajin ku është fërguar mishi, hidhini qepën e vjetër bashkë me qepët e reja dhe më pas shtoni curryn dhe miellin.

Përziejeni mirë dhe më pas shtoni ajkën e gatimit dhe lëngun e supës. Pas kësaj shtoni mishin e fërguar paraprakisht dhe lërini të ziejnë të gjitha bashkë derisa të vlojë masa.

Kur të jetë ftohur pak, shtoni kripë, lëng limoni e erëza sipas dëshirës e nevojës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments