Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka bërë të qartë se trajnerit Xavi Hernandez i duhet kohë për të rregulluar situatën.
Tekniku spanjolli e nisi mirë në kampionatin spanjoll duke fituar dy ndeshjet e para në La Liga, por pastaj u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe morën rezultate negative në kampionatin spanjoll.
Sidoqoftë, Laporta është optimist, por ka kërkuar nga tifozët të kenë durim, ngase duhet kohë që gjërat të ndryshojnë.
“Nuk duhet të harrojmë se jemi në vitin zero pas Messit, që i dhamë lamtumirën lojtarit më të mirë në botë”.
“Nuk është e lehtë dhe duhet të kemi besim te Xavi Hernandez, sepse e di stilin e lojës së klubit. Ai dëshiron t’i besojë lojtarëve, që kur arriti në ekipin e parë te Barcelona, duke u bërë kampion i madh”.
“Si trajner, e dinë stilin, filozofinë e lojës. Nuk është punë e thjeshtë sepse e dimë që futbolli nuk të lejon ta pranosh atë. Na duhet një kombinim i lojtarëve të ri dhe ekspertëve me kualitet. Një klub si Barcelona, duhet t’i rezistojë presionit”, tha ai.
Ndërkohë, Barcelona në Ligën e Evropës do të përballet me gjigantin italian, Napoli.