Shorti për fazën e eliminimit direkt mund të përsëritet.
Atletico Madrid thuhet se është duke biseduar me UEFA-në për ta përsëritur shortin, ngase ndodhen disa probleme që nuk duhet të kishin ndodhur.
Fillimisht Manchester United ra në short kundër Villarrealit, një gjë e tillë që nuk duhej të ndodhte, ngase dy skuadrat nuk duhet të ishin në të njëjtën vazo.
Ndërsa, pastaj Manchester United nuk ishte në shortin e hedhur të Atletico Madridit, edhe pse dy skuadrat kishin të drejtë të ishin në shortin e njëjtë.
Vendimi përfundimtar i UEFA-së do merret vesh pas një ore.