Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj për VV-në: Ia kanë torturuar familjen njërit deputet për ta bindur...

Haradinaj për VV-në: Ia kanë torturuar familjen njërit deputet për ta bindur për ta votuar Osmanin për presidente

Kryetari i partisë Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se deputeti Sali Zyba ka qenë sekseri i Lëvizjes Vetëvendosje për vota për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.

Lideri i AAK-së thotë se ka pasur deputetë që i kanë treguar se VV-ja ia ka torturuar familjen, duke munduar t’i bind që ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

“E vërteta flet ndryshe, ka ardh një deputet ka kërku takim, tha ma kanë torturu gjysmën e familjes, m’i ka bind, duke ju thanë kqyre qa po hupni, ajo tjetra e boni, ajo e meçme, ju cka po hupni. Ka pas presion edhe te deputetë tjerë të Aleancës. Ka pas shumë presion serioz të krijimit të një klime përrreth se duhet ta qitësh votën, se do t’i ki këto beneficione”,  tha Haradinaj në Rubikon.

Kujtojmë se AAK-ja, nuk mori pjesë në seancën për votim për zgjedhjen e presidentit. Por, depuetetja e kësaj partie, Albena Reshitaj ka dalë kundër vendimit të partisë së saj, dhe ka marrë pjesë në seancën ku u votua për presidentin e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments