Briken Calja ka shkruarën historinë ne Tashkent te Uzbekistanit, duke fituar një medalje ari dhe dy argjendi në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes.
Peshëngritësi shqiptar mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes, ndërsa medalje argjendi në shtyje dhe dygarësh.
Pas medaljes së arte të fituar në stilin e shkëputjes, Calja ishte pretendent edhe për stilin e shtytjes dhe dygarëshin. Ai ka qenë ndër të fundit që u ngjit në skenë duke realizuar menjëherë me sukses provën 182 kilogramë.
Në provën e dytë, Calja ngiti peshën 186 kilogramë, që ia mundësoi edhe një tentativë të ku u mundua që të realizonte provën me 190 kilogramë, por pa sukses.
Për fat të keq, indoneziani Abdullau realizoi provën e fundit në peshën 192 kg dhe i mori medaljen e arte në shtytje si dhe atë në dygarësh peshëngritësit shqiptar.
Abdullau e mbylli me 343 kilogramë dygarëshin, vetëm 1 kilogram kë shumë se Calja.
Gjithsesi, bilanci me një medalje ari e dy argjendi, mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptarë në botëror.