Sulmuesi shqiptar, Armando Broja është ndër emrat më të përfolur te klubi anglez, Southampton. Në tri ndeshjet që ka startuar në “St Mary’s”, Broja e ka gjetur golin dhe tani trajneri Hasenhuttl mendon se është koha që t’ia bëjë “sefte” edhe në udhëtim.
Një gabim i portierit McCarthy i kushtoi dy pikë Southamptonit, që po kryesonte 1-0 ndaj Brightonit, por pësoi një gol në minutat e fundit shtesë dhe mori vetëm një barazim 1-1.
Armando Broja shënoi golin e vetëm për Southamptonin duke u dhënë avantazhin në pjesën e parë dhe pikërisht për këtë arsye, trajneri Ralf Hasenhuttl pritet t’i japë një tjetër shans si titullar, në përballjen e nesërme ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium”.
Southamptoni pritet të startojë me dyshen Broja – Che Adams në sulm ndaj Arsenalit, ndeshje kjo që luhet nesër me fillim nga ora 16:00.