Trajneri i Romës, Jose Mourinho është shumë i interesuar për të transferuar yllin e Manchester Unitedit, Diogo Dalot.
Dalot ishte i lidhur me largimin nga “Old Trafford” gjatë verës së kaluar, por nuk u realizua shkaku i kushteve materiale.
Man United synonte të transferonte Kieran Trippier nga Atletico Madrid, por gjithçka dështoi shkaku i çmimit të lartë, kështu portugezi mbetet si rezervë e Aaron Wan-Bissaka, derisa tani është duke luajtur si titullar.
Paraqitjet e mira të Dalot kanë ndikuar të jetë titullar ndaj Arsenal dhe Crystal Palace, derisa arriti t’ia zë vendin anglezit.
Pavarësisht kësaj, mbrojtësi vazhdon të jetë i lidhur me ribashkimin me Mourinhon, që e ka identifikuar si ‘shënjestër’ kryesore.
Dalot u transferua nga Mourinho për Man Unitedin në vitin 2018 dhe ende s’ka bërë 50 paraqitje për “Djajtë e Kuq”.
Kontrata momentale e portugezit skadon në vitin 2023, por ka opsion që ta vazhdojë edhe për një vit, përndryshe kartoni i vlerësohet rreth 30 milionë funte.