Ylli shqiptar i Southamptonit, Armando Broja ka folur për kohën që është duke kaluar te klubi anglez.
Broja u huazua te Southampton, sapo Chelsea e bleu Romelu Lukakun në verë për 120 milionë euro.
Për “Daily Echo”, Broja ka folur për kohën që është duke kaluar te Southampton, ku edhe ka shënuar pesë gola.
“Jam vërtet duke e shijuar. Është sezoni im i parë në Premierligë. Është çmenduri”.
“Jam lojtar i ri dhe është mrekulli që kam mundësinë të luaj në Premierligë dhe të fitojë eksperiencën që të bëhem lojtar më i mirë dhe të punojë me lojtarë të mirë”.
“Është garë e madhe. Është Premierliga, kampionati më i vështirë, gjithmonë do këtë skuadra të ndryshme për garë. Është mirë. E mbaj kokën ulur dhe provoj të ndihmoj skuadrën me aq sa mundem dhe jam falënderues për golin. Ishte turp që nuk i fituam të tre pikët”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, falë kësaj forme të mirë, Chelsea e sheh shqiptarin si ylli i skuadrës për vitet e ardhshme.