Barcelona është në kërkim të sulmuesve të krahut që nuk kushtojnë shumë për të përforcuar skuadrën.
Mediumi spanjoll “Todo Fichajes” raporton se katalunasit tani kanë shprehur interesim për futbollistin që refuzojë Kosovën dhe Shqipërinë, që të jetë në stolin e Belgjikës apo edhe të mos ftohet fare, pra bëhet fjalë për sulmuesin e Real Sociedadit, Adnan Januzaj, transmeton lajmi.net.
Januzaj thuhet se do largohet në fundin e sezonit ngase nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën spanjolle pas disa negociatave të dështuara.
Barcelona është në kontakte në futbollistin dhe në rast që pranon të zbres pagën, atëherë do provojnë ta sjellin në “Camp Nou”.
Thuhet se Xavi gjithashtu ka dhënë dritën e gjelbër që të nisin negociata dhe marrëveshja të realizohet në afatin e janarit.