Janë luajtur sot dy ndeshje në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës.
Ballkani ka rritur të mposht Drenicën me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Bajram Jashanica në min e 50′ për t’i sguruar ekipit të tij tre pikë shumë të vlefshme.
Me këtë fitore Ballkani mbetet në vendin e parë me 33 pikë, ndërsa Drenica ka 20 sosh në pozitën e gjashtë.
Në anën tjetër, Gjilani ka fituar ndaj Malishevës me rezultat 3-1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Hasan Hysenit në min e 14′, kurse Gerhard Proghni barazoi shifrat në min 45+4′.
Në pjesën e dytë gjilanasit morrën komplet ndeshjen në kontroll dhe shënuan edhe dy herë të tjera.
Keita Razak realizoi në min e 77′, ndërsa Albert Dabiqaj vulosi rezultatin përfundimtarë 3-1.
Gjilani ka 32 pikë në vendin e dytë, kurse Malisheva zë vendin e shtatë me 18 pikë.