Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjes.
Skuadra e Chelseas është duke mposhtur West Hamin me rezultat 1-2.
Mysafirët ishin më të mirë nga fillimi dhe gjetën golin e epërsisë në min e 28′ përmes Thiago Silvas.
Vendasit më pas morën iniciativën e lojës dhe arritën të barazojnë rezultatin në min e 40′ përmes Manuel Lanzinit që shënoi nga penalltia.
Por, krejt në fund të pjesës së parë në min e 44′ Mason Mount realizoi një gol të bukur për të vulosur rezultatin e pjesës së parë 1-2.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin 45 minutat e dyta të këtij takimi.