Saturday, November 23, 2024
HomeSportPrishtina konfirmon ndarjen me Besart Berishën

Prishtina konfirmon ndarjen me Besart Berishën

Besart Berisha është larguar nga FC Prishtina, dy muaj e gjysmë pasi erdhi në kryeqytet.

Lajmi është konfirmuar nga burimet e Gazetës Express brenda klubit bardh e kaltër.

Sulmuesi 36-vjeçar debutimin me kampionen në fuqi të Kosovës e bëri kundër Dritës në Gjilan. Ai në atë ndeshje luajti 15 minuta.

Erdhi me shumë bujë dhe ishte një prej transferimeve senzacionale të bëra në Superligën e Kosovës, por Berisha u paraqit vetëm në tri ndeshje me Prishtinën, edhe ato si rezervist, me shumë pak minutazhë.

Berisha ka një karrierë të bujshme në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments